Dinamo pëson humbje befasuese kundër Teutës në kampionat
Teuta ka dhënë një tjetër sinjal pozitiv në kampionat, duke marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Dinamos në ndeshjen e prapambetur të javës së parë. Sfida nisi e ekuilibruar, por me kalimin e minutave Dinamo arriti të marrë kontrollin e lojës, sidomos pas daljes me karton të kuq të Vidal që e la skuadrën durrsake me 10 lojtarë.
Megjithatë, vendasit arritën të shënojnë pas një goditjeje këndi, me Kotobellin që gjeti rrugën e rrjetës. Pas avantazhit, Teuta u mbrojt me disiplinë duke iu rezistuar presionit të vazhdueshëm të Dinamos.
Në pjesën e dytë, edhe kryeqytetasit mbetën me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Nanit, por sërish ishin ata që kërkuan me ngulm golin e barazimit. Portieri Selmani u bë shpëtimtari i Teutës me disa ndërhyrje vendimtare, duke ruajtur rezultatin deri në fund.
KOHA JONË SONDAZH

