Dinamo reagon ashpër ndaj zv/trajnerit të Kombëtares: Turp për futbollin shqiptar

Dinamo u kualifikua për herë të parë në turin e tretë të Conference League. Aty ku të enjten do të përballet me Hajduk Split, ku më herët ka luajtur ndihmësi i Sylvinho-s Ervin Bulku, i cili mban postin e zëvëndës trajnerit të kombëtares.

Një deklaratë e këtij të fundit, të dhënë për mediat kroate ka irritur klubin e Dinamos. Bulku shprehej se ”pavarësisht se është shqiptar mbështet Hajduk Split”. Kështu ekipi shpreson që deklarata të jetë e pavërtetë dhe se Bulku ta shpjegojë sa më shpejt’.

“Klubi i Dinamo City shpreh indinjatën në lidhje me një deklaratë në median sportive të zëvendëstrajnerit të Kombëtares shqiptare, z.Ervin Bulku. Është krejtësisht e pahijshme dhe e turpshme për futbollin shqiptar që një pjesëtar i stafit të Kombëtares të dalë kundër një ekipi shqiptar që luan në kompeticionet europiane, duke thënë se mbështet kundërshtarin e Dinamo City. Shpresojmë që kjo deklaratë të jetë e pavërtetë dhe që z.Bulku të sqarojë gjithçka publikisht sa më shpejt”,-shkruhet në reagimin e Dinamos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?