Disa vite më parë dështoi në vizitat mjekësore, Juventus kërkon sërish Schick
Juventus është në emergjencë totale. Reparti i sulmit nuk ekziston, kjo sepse edhe Vlahoviç ka mbetur i dëmtuar, ndaj Milanit pritet që Motta të ndryshojë diçka në sulm. Drejtuesit bardhezi janë duke menduar që tani të ndërhyjnë në merkaton e dimrit, në mënyrë që të plotësojnë repartin ofensiv.
Sytë e drejtueseve të “Zonjës së Vjetër” janë kthyer nga sulmuesi çek i Bayer Leverkusenit, Patrick Schick. Ai ka qenë edhe në të kaluarën shumë pranë transferimit tek Juventusi, por që dështoi pasi lojtari shfaqi disa probleme në zemër.
Ai nuk ka shumë hapësira në ekipin e Alonso-s,që preferon më shumë të aktivizojë në majën e sulmit Victor Boniface.