Disiplina dënon trajnerin e Bylisit dhe ekipin e Partizanit

Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme për të marrë vendimet për javën e 15-të, që u mbyll ditën e djeshme me derbin e fituar nga Partizani ndaj Tiranës. Trajnerit të Bylis, Veljko Dovedan protestat i kanë kushtuar 2 ndeshje pezullim. Gjobë prej 100 mijë lekësh edhe për klubin, ndërkohë që Partizani është gjobitur me dyfishin e kësaj shume.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

Zyrtari i KF Bylis, Veljko Dovedan, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

KF Bylis, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

FK Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të mosvendosjes së stemave në fanellat e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Rrëzimin e kërkesës së Tirana – AS Femra, në lidhje me lojtaren Anisa Kotarja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?