Disiplina refuzon Kukësin për tre pikëshin, dënohet fusha e Laçit

Ashtu siç pritej, Kukësi nuk i mori tre pikët në tavolinë pas goditjes së Dritan Smajlit në Laç, në ndeshjen  e fundit që vendasit e fituan me rezultatin 2-1. Komisioni i Disiplinës në FSHF, e cilësoi kërkesën e Kukësit si ta pabazuar në Rregullore, duke mos i dhënë tre pikë, por dënoi Laçin që të luajë pesë ndeshje pa tifozë. Po ashtu, Vllaznia e Partizani janë dënuar me gjobë pas ndeshjeve të fundit, sikurse  edhe trajneri i Vllaznisë, Baldini.

Komisioni i Disiplinës së FSHF-së për shqyrtimin e problemeve disiplinore të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura vendosi:

                                Vendimet:

Swiss Digital Desktop Reklama

Laçi për hedhje të sendeve të forta, thirrjeve ofenduese në  fushën e lojës, duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të  lojës, dënohet me pesë ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mospranimin e ankimit të Kukësit, si te pabazuar në e Rregulloren e Kodit te Disiplinës Sportive.

Ankimi i Bylis në  lidhje me Kukësin do të shtyhet në mbledhjen e ardhshme.

Vllaznia, për sjellje të gabuar të  tifozërisë së saj, dënohet me gjobë me vlerë 100.000 (njëqindmijë) lekë.

Trajneri i Vllaznisë, Ubaldo Rajneri, për protesta ndaj vendimeve të gjyqtarit, dënohet me 1(një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 Partizani, për sjellje të gabuar të tifozerisë së saj, dënohet me gjobë, me vlerën e 100.000 (njëqindmijë) lekëve.

 Lojtari i Kastriotit, Andrea Kule dhe lojtari i Ilirisë, Sokol Selaci, për sjellje të keqe ndaj njëri- tjetrit, dënohen secili me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Ilirisë, Klodian Baku, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 Trajneri i Ilirisë, Fatmir Sala, për protesta ndaj vendimeve të  gjyqtarit, dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Tërbuni, për hedhje të mjeteve ndezëse në fushën e lojës, dënohet me 1(një) ndeshje pa spektatorë në  stadiumin përkatës dhe me gjobë me vlerë  100.000 (njëqindmijë) lekë.

Trajneri i Besëlidhje, Ridvan Kuli, për protesta ndaj vendimeve të  gjyqtarit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 Besëlidhje paralajmërohet se në rastet të përsëritjes së sjelljes së  gabuar të tifozerisë së saj, do të jenë subjekt i dënimeve që përmban Kodi i Disiplinës Sportive.

 Lojtari i Luftëtarit, Ergis Mersini, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 (katër)ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Shkëndia Dr, Albian Mara, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?