Dita “fik” Kukësin, Skënderbeu triumfon ndaj verilindorëve (VIDEO)

Skënderbeu i jep një goditje të rëndë shpresave të Kukësit për titullin kampion gjatë këtij sezoni. Skuadra korçare ka fituar minimalisht 1-0 në duelin e vlefshëm për javën e 25-të.

Në minutën e 4-t, Bruno Dita ka gjetur rrugën e rrjetës. Pas një goditje të Pervan brenda zonës, topi u grushtua dhe shkoi në shtyllën e djathtë pingule dhe ka shkuar në këmbët e Ditës, i cili me portën e boshatisur e ka të thjeshtë për ta shtyrë sferën në rrjetë. Ky është goli i tretë në kampionat për Ditën gjatë këtij sezoni për skuadrën korçare.

Kukësi provoi me gjitha mënyrat për të gjetur golin e barazimit, por Ethemi dhe Shameti nuk arritën që të konkretizonin aksionet e tyre. 12 minuta nga fundi Abazi u ndëshkua me  karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Maliqit, por skuadra korçare ruajti rezultatin deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore Skënderbeu ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 37 pikëve, duke kaluar momentalisht Laçin me një pikë më shumë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?