Ditën në stërvitje dhe natën në burg, situata e vështirë e Lucas Hernandez

Lucas Hernandez është paraqitur në gjykatën e Madridit ku iu njoftua se nëse apelimi i çështjes nuk sjell një vendim të ri, ai duhet të futet në burg pas 10 ditësh. Sipas raporteve nga “Bild”, Lucas Hernandez mund të vuajë dënimin me burg në Gjermani duke nisur nga 28 tetori pasi ai u dënua në vitin 2018 me gjashtë muaj burg për mosrespektimin e kufijve të vendosur nga gjyqtarët pas një rasti të dhunës në familje.

Të hënën, lojtari francez shkoi në Gjykatën e Madridit aty ku ndodhi vepra penale kur aktivizohej për Atleticon, për t’u informuar për urdhrin e tij të burgimit dhe në të njëjtën kohë duke bërë edhe apelimin. Hernandez ende shpreson për lirimin para 28 tetorit, pasi në të kundërt ai do të duhet të fillojë paraburgimin e tij.

Sipas gazetës gjermane, lojtari mund të vuajë dënimin në Gjermani për sa kohë që ai jeton atje. Në këtë mënyrë ai mund të stërvitet gjatë ditës dhe pastaj të kthehet në burg.

SHKARKO APP