Divorci i Real Madrid me Sergio Ramos është i pashmangshëm, ja arsyeja …
As rikthimi i Carlo Ancelottit në krye të ekipit nuk e ka bindur Sergio Ramos për të qëndruar te Real Madrir. Mbrojtës spanjoll, i cili është dhe kapiteni i Los Blancos, i skadon kontrata gjatë këtij muaji, por deri më tani nuk ka dhënë asnjë sinjal për rinovim.
Me afrimin e 28-vjeçarit David Alaba, madrilenët kompletuan sërish repartin e prapavijës, duke i dërguar njëkohësisht një tjetër sinjal Ramosit, se nuk kanë ndërmend t’i bëjnë asnjë ofertë për rinovim, teksa “AS” konfirmon se palët nuk komunikojnë prej ditësh.
Florentino Perez ka mbetur i zhgënjyer në disa raste nga ana e kapitenit të tij, teksa më i fundit ka qenë disa muaj më parë, kur Ramos doli kundër heqjes dorë nga 10% e pagës, për të ndihmuar klubin në kushtet e pandemisë.
Kjo lëvizje e mbrojtësit veteran spanjoll dëmtoi jo pak ekonomikisht klubin madrilen, pasi me paratë e kursyera do të investoheshin për të afruar në “Santiago Bernabeu” francezin Mbappe. /Koha Jone/