Djali i Igli Tares firmos për skuadrën e Skënderbeut
Etienne Tare ka firmosur me korçarët dhe është lojtari më i ri që u bashkohet Skënderbeut. Palët kanë firmosur një kontratë 3-vjeçare.
20-vjeçari në këtë mënyrë përforcon repartin e sulmit për skuadrën e Ivan Gvozdenovic.
Tare nuk ka humbur kohë dhe ditën e djeshme ka dalë në stërvitje me ekipin, duke u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit të korçarëve.
Kujtojmë se sulmuesi ka dalë nga akademia e Lazios në Itali dhe në Shqipëri ka eksperiencën e parë.
KOHA JONË SONDAZH

