“Do ketë gjë për arbitrat?”, Rama i përgjigjet komentuesit: T’i paguajmë pse japin penallti gabim? (VIDEO)

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dalë sot në një video-live për t’iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve për situatën e kornavirusit.

Mes qindra komenteve në “Facebook”, pati edhe një kërkesë të tillë: “Po arbitrat do marrin ndonjë lekë zoti kryeministër…?”. Kreu i qeverise bëri ironi duke u shprehur se “ata japin shumë penallti gabim”

“Arbitrat e futbollit? Pse, apo t’i paguajmë pse japin penallti gabim…?! Kam dëgjuar se jepni shumë të tilla të paqena në kampionatin shqiptar. Unë nuk e ndjek kampionatin, por më janë ankuar shpesh për këtë. Jo, arbitrat e futbollit nuk do të jenë pjesë e ndihmës”, ka thënë prerë Rama.

SHKARKO APP