FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Do të shkoj i vdekur në Serbi”, gazetari rrëfen ç’ka i tha Ballisti në Kroaci

Gazetari Dritan Laci ka treguar takimin me Ballist Morinën, tifozit që gjendet prej 3 muajsh ne burgun e Kroacisë, pasi kërkohet nga Serbia për dronin e ngritur në Beograd në vitin 2014 gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili, gazetari tregoi momentin e takimit me Ballist Morinën. Dritan Laci tha se ishte një takim miqësor dhe e gjeti me një moral të lartë.

“Duke parë ca letra që vijën në Tiranë, mendova se do e gjeja një gjendje të rëndë Ballistin, por ai ishte shumë i qetë dhe me moral të lartë. Kemi bërë një bisedë të lirshme. Folëm si është trajtuar nga pala kroate çështja. Ai e quante një procedurë normale dhe e quante veten një të burgosur politik”¬ tha gazetari. Ndër të tjera Dritan Laci tregoi se Ballist Morina i kishte thënë se frika e tij në njëfarë mënyre ishte ekstradimi duke thënë se vetëm i vdekur mund të ekstradohej në Serbi. “Skenari më i keq i mundshëm ishte se ai tha se mund të shkoj në Serbi vetëm i vdekur. Ai ishte në kontakt edhe për mediat serbe se çfarë shkruanin për të. Ai tha unë do iki vetëm i vdekur në Serbi”, tha Dritan Laci.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?