Dolën për t’i dhënë zemër Interit, gjobiten 49 tifozë zikaltër

49 tifozë të Inter janë dënuar për thyerje të rregullave të vendosura për përmbajtjen e koronavirus. Në 7 mars bashkë me 350 të tjerë, për të treguar afërsinë e tyre me skuadrën që ditën pasuese do të luante në Torino ndeshjen, me dyer të mbyllura, kundër Juventusit, ishin mbledhur në Appiano Gentile (Como) pranë Qendrës Sportive Suning.

Përveç se nuk kishin lajmëruar, tifozët kishin vepruar në thyerje të dispozicioneve të Dekretit Ligj 23 shkurt 2020 për administrimin e emergjencës epidemiologjike të Covd-19, duke u grumbulluar pa maska mbrojtëse e pa respektuar distancën e sigurisë.

Falë filmimeve të bërë nga personeli i Policisë Shkencore e Kuesturës së Komos, tifozët janë identifikuar e denoncuar tek Autoritetet e drejtësisë.

SHKARKO APP