Doli pozitiv ndaj koronavirus, Arteta: Jemi përballë një sfide të madhe!

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se ndihet mirë edhe pse u testua së fundmi pozitiv ndaj koronavirusit. “Gunners” kanë mbyllur seancat stërvitore, duke u vetëizoluar.

“Faleminderit për fjalët dhe mbështetjen tuaj”, shkroi Spanjolli në Twitter. “Të gjithë jemi përballë një sfide të madhe dhe të pashembullt. Shëndeti i të gjithëve është gjithçka që ka rëndësi tani. Mbroni njëri-tjetrin duke ndjekur udhëzimet,” deklaroi 37-vjeçari

E gjithë skuadra dhe stafi i klubit janë izoluar për të ndaluar përhapjen e virusit që po shkakton një kaos të vërtetë në gjithë Europën. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP