Donald Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

Administrata e Donald Trump ka vendosur të ndërhyjë për të parandaluar përjashtimin e Izraelit nga garat ndërkombëtare të futbollit, përfshirë Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Sipas raportimeve të “The Times”, shumica e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s janë pro pezullimit të Izraelit nga garat evropiane, me një vendim që mund të merret javën e ardhshme.

Ky presion erdhi pas thirrjeve të një paneli ekspertësh të OKB-së, që kërkoi nga FIFA dhe UEFA të pezullojnë Izraelin, duke u mbështetur në një raport që e akuzon për gjenocid në Gaza – akuza që qeveria izraelite i ka hedhur poshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kuadër, Trump ka vendosur të veprojë përmes Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, me synimin për të garantuar praninë e Izraelit në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne do të punojmë absolutisht për të ndaluar çdo përpjekje për ta përjashtuar kombëtaren izraelite nga Kupa e Botës”, deklaroi një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për “Sky News”.

Izraeli aktualisht renditet i treti në grupin kualifikues për Botërorin 2026, një turne që Trump vetë e ka promovuar në bashkëpunim me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?