Dortmund “trullos” Juventusin, kërkon 2 lojtarë të padëshiruar nga Sarri

Prej vitesh dëshirojnë të thyejnë hegjemoninë e Bayern Munchen në Bungesliga.

Borussia Dortmund synon të bëjë një goditje të dyfishtë në merkato në shtëpinë e Juventusit. Dy lojtarët e piketuar nga ekipi i drejtuar nga Lucien Favre janë Mario Mandzukic dhe Emre Can të cilët do të largohen nga “Zonja e Vjetër”.

Drejtuesit e klubit nga “Signal Iduna Park” janë gati t’i ofrojnë bardhezinjve shumën e 30 milionë eurove për kartonat dy futbollistëve, të cilët tashmë nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Sarri.

SHKARKO APP