Dortmundi me dy mungesa të mëdha ndaj Interit në “San Siro”
Lajme të këqija për Borussia Dortmund në prag të transfertës së të mërkurës ndaj Interit në “San Siro”. Klubi gjerman duhet të bëjë pa dy yjet e saj, Marco Reus dhe Paco Alcacer, të cilët nuk janë përfshirë në listë për ketë ndeshje. Një mungesë e dyfishtë për trajnerin Favre, i cili në sulm do t’i japë besim Sancho dhe Mario Gotze për të thyer murin zikaltër.
Reus do të mungojë për shkak të një gjendje gripale, ndërkohë që Alcacer prej disa ditësh vuan nga një dëmtim muskulor. Borussia Dortmund do të prezantohet në Milano, si kryesuese e Grupit F me 4 pikë, aq sa edhe Barcelona. Interi ndërkohë ka grumbulluar vetëm 1 pikë deri më tani, ndaj Slavias së Pragës. /R.Lika-Koha Jone/