Dortmundi merr fitoren e parë sezonale, mposht Union Berlin-n
Pas barazimit zhgënjyes në transfertë ndaj St. Pauli në ndeshjen hapëse, Borussia Dortmund ka marrë fitoren e parë të sezonit në shtëpi, duke mposhtur Union Berlin me rezultatin 2-0.
Protagonisti absolut i sfidës ishte Serhou Guirassy, i cili zhbllokoi rezultatin në fund të pjesës së parë dhe më pas realizoi golin e dytë në minutën e 58-të, duke konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshme. Rezultatin përfundimtar e vulosi Nmecha në minutën e 81-të me një goditje të fuqishme.
Dortmund duket se ka në skuadër një sulmues të klasit botëror. Guirassy e ka nisur edhe këtë sezon në superformë, duke realizuar 3 gola në dy javët e para të Bundesligës.
KOHA JONË SONDAZH

