Dortmundi rigjen fitoren në Bundesligë, triumfon ndaj Mainz

Dortmund është kthyer te fitorja në Bundesligë. Verdhezinjtë mposhtën Mainz 3-1 në “Signal Iduna Park”, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të të Bundesligës.

Serinë e golave e hapi Maximilian Beier në minutën e 38-të pas asistit të Adeyemi. Emre Can shënoi me kokë golin e dytë në minutën e 42-të pas krosimit të Schlotterbeck.

Beier shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Dortmund në minutën e 70-të. Sulmuesi 22-vjeçar realizoi me kokë pas krosimit nga goditja e këndit nga i zakonshmi Schlotterbeck. Miqtë shënuan golin e nderit me Paul Nebel në minutën e 76-të. Dortmund renditet në vendin e 10-të me 38 pikë.

SHKARKO APP