Dortmundi sfidon Bayernin, bën gati ofertën për Fisnik Asllanin
Borussia Dortmund është në avantazh për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani. Sipas raportimeve të fundit nga “Kicker”, Bayern Munich ka zbehur ndjeshëm interesin për 23-vjeçarin. Ndonëse e vlerësonin nuhatjen e tij para portës, rinovimi i kontratës me Serge Gnabry ka bërë që Bayern të tërhiqet nga gara.
Asllani ka një kontratë me Hoffenheim deri në vitin 2029, por klubi është i gatshëm ta lejojë largimin e tij për një shifër që varion nga 25 deri në 29 milionë euro.
Vendimi përfundimtar për destinacionin e tij të ri pritet të merret në javët e ardhshme. Dortmund shihet si alternativa më reale, ku stili i lojës së sulmuesit shqiptar përshtatet më mirë me projektin e verdhezinjve.
KOHA JONË SONDAZH

