Dovedan: Nuk po e kuptoj çfarë po i ndodh Hidit, humbëm për shkak të tij

Trajneri i Bylisit, Dovedan, bëri përgjegjës për humbjen Isli Hidin, që gaboi sidomos te rasti i golit të dytë të kurbinasve. Ai tha se ndoshta ka ardhur momenti ndoshta për të aktivizuar portierin e dytë.

“Normalisht më vjen keq që nuk e fituam ndeshjen, e humbëm në këtë mënyrë për shkak të dy golave të pësuar për gabime të një portieri që e dimë se kush është. Nuk kam çfarë të bëj më shumë, ndoshta nga ndeshja e radhës do i besoj portierit tjetër, pasi u bënë disa ndeshje me këto gabime.

Kemi qenë një ekip që të tjerët e kishin të vështirë t’i shënonin. Kur pëson gola të tillë, është e vështirë për t’u kaluar ky moment. Hidi është portier shumë i mirë, por nuk po e kuptoj se çfarë ka ndodhur me atë këtë muaj”, deklaroi Dovedan.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?