Dowman shkruan historinë, 15-vjeçar i Arsenalit bëhet lojtari më i ri në historinë e Champions League

Arsenali jo vetëm që po fiton në fushë, por edhe po bwn histori. Mesfushori i ri Max Dowman, i cili do të mbushë 16 vjeç më 31 dhjetor, u bë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në një ndeshje të UEFA Champions League.

Dowman u aktivizua në pjesën e dytë të sfidës kundër Slavia Prague, në një moment kur “topçinjtë” po kryesonin me rezultatin 3-0. Me këtë paraqitje, adoleshenti anglez theu rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2020 nga Youssoufa Moukoko, i cili kishte debutuar për Borussia Dortmund në moshën 16 vjeç e 18 ditë, në ndeshjen kundër Zenit St. Petersburg.

Kjo nuk është hera e parë që Dowman tërheq vëmendjen e botës së futbollit. Në gusht të këtij viti, ai u bë lojtari i dytë më i ri në historinë e Premier League, duke hyrë në fushë në moshën 15 vjeç e 234 ditë gjatë fitores 5-0 të Arsenalit ndaj Leeds United.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?