Drama e Çelsit, Mourinho: Nuk kemi kohë të qajmë!

Chelsea mbeti jashtë Champions League, pas një ndeshje heroike të PSG, siç e cilëso dhe shtypi francez. Skuadra e Lorent Blanc luajti për 60 minuta me 10 vetë, pas daljes me karton të kuq të Ibrahimoviç, por arriti pas kohës shtesë të eliminojë Blutë e Londrës me një barazim 2-2, pasi ishte dy herë në disavantazh. Cahill shënoi në 81 për vendasit, por ish-lojtari i Bluve të Londrës, David Luis barazoi në 86’. Në kohë shtesë, Hazars shënoi në 106’, ndërkohë që Thiago Silva katër minuta para se të mbyllej loja, i dha kualifikimit PSG, duke nxjerrë jashtë këtij kompeticioni ekipin e Mourinho.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, dhe ndeshja e parë ishte mbyllur me të njëjtin rezultat, ndaj edhe u desh shtesa. Jose Mourinho ndryshe nga zakonisht këtë herë e pranon disfatën duke theksuar se kundërshtari e meritoi kualifikimin: – “Kur një ekip nuk arrin të mbrojë dot në dy goditje këndi dhe pëson dy gola, ky ekip nuk meriton të fitojë. Skuadra u ndje nën presion sepse po luante në superioritet numerik dhe në këto kushte eliminimi do të ishte i pafalshëm. Kjo ndikoi në lojën e skuadrës që nuk e menaxhoi siç duhet këtë lloj situate”. Gjithsesi për Mourinhon ky sezon sërish mund të jetë fantastik për Chelsean pavarësisht eliminimit në 1/8:  – “Jemi shumë pranë titullit në Angli dhe nëse fitojmë Premier League dhe i shtojmë këtu dhe suksesin në Kupën e Ligës ky sezon gjithsesi mbetet i jashtëzakonshëm për ne. Duhet të japim maksimumin për të triumfuar në kampionat. Nuk është koha për të derdhur lot por për të parë përpara”.  Në ndryshim nga Mourinho, Laurent Blanc ishte entuziast në sallën e konferencave për shtyp pas ndeshjes duke theksuar se në 180 minuta PSG e meritonte kualifikimin pasi e dominoi Chelsean ndërsa komentoi dhe kartonin e kuq të Ibrahimovic duke kërkuar që të rishikohet dënimi ndaj tij nga ana e UEFA-s, pasi sipas trajnerit francez suedezi nuk e meritonte ndëshkimin.

Në ndeshjen tjetër Bajern Mynih shkatërroi Shahktor Donjesk, 7-0, duke arritur të kualifikohet në çerekfinale. Golat për bavarezët u shënuan nga Mueller (2), Boateng, Ribery, Mueller, Badstuber, Levandovski dhe Goetze. Shaktari është detyruar të luajë me 10 lojtarë, pas përjashtimit me karton të kuq të Aleksandër Kucher.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reali i Madridit dhe Porto siguruan biletat për tetë më të mirat e këtij kompeticioni, pas ndeshjeve të një nate më parë.  

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?