Drama me Eriksenin, Josa kujton të kaluarën: Më ka ndodhur te Tirana, në rastin tjetër kisha rrjedhje gjaku dhe…
Ajo që ndodhi me mesfushorin e Danimarkës, Kristian Eriksen, ditën e djeshme, i cili pësoi një atak kardiak, duke u shembur në fushë, është rasti për të cilin flitet në të gjithë botën. Për këtë është folur edhe në emisionin “EuroMania” në News 24, aty ku trajneri Mirel Josa ka kujtuar edhe një episod të së kaluarës, me një dëmtim të frikshëm që pësoi në vitin 1990.
“Ishte një moment shumë i vështirë ai i Eriksenit. Një rast i paprecedentë në një Europian. Unë kam pasur një dëmtim te hunda nga 1990 pra ase të ikja në Greqi, në ndeshjen mes Tiranës dhe Besëlidhjes. Nuk kisha lidhje me humbjen e vetëdijes, por ishte një traumë, ku mora 43 të qepura. Probleme kardiake apo probleme të tjera nuk kam pasur. Në përgjithësi kontrollet bëhen edhe në Shqipëri. Kur ndodh në Europian dhe te Danimarka, atëherë duhet të jemi shumë të kujdesshëm.
Problemi është se ne duhet të kemi parasysh, se ky është një futbollit që ka luajtur në nivele të mëdha. Ngarkesa në Angli shumë e madhe, ashtu edhe në Itali. Besoj që ka qenë një problem të cilit vetëm mjekët mund ta shpjegojnë. Ne pamë edhe tronditjen që pësuan kundërshtarët e Finlandës. Ishte një moment që edhe unë e përjetova keq.
Unë mendoj që këtu do varet shumë nga karakteri i lojtarit dhe këshillat e mjekëve, se çfarë do të ndodhë me karrierën.
Unë kur luaja në fund të karrierës sime, kisha një rrjedhje gjaku nga hundët, çdo darkë e kisha këtë problem dhe isha në ankth të madh. Shkova bëra një kontroll zemre, në stërvitje nuk shkoja. Pasi bëra kontrollin, më thanë se nuk kisha asgjë, thjesht ishte grip.
Lukaku luajti pasi pa Eriksenin në atë gjendje? Kemi pasur precedentë të tillë më parë. Mua më ka ikur nga jeta një shok i ngushtë i imi, Arben Minga. Gjatë gjithë kohës të rrinte mendja dhe ishte shumë e vështirë të luaja në fushë. Lukaku u tregua i fortë shumë, që erdhi në atë fushë dhe shënoi dy gola. Isha skeptim për Belgjikën. Dje mu duk skuadër shumë e mirë. Me Vitselin do përmirësohet më shumë. Lukaku ka një gjendje shumë të mirë”, u shpreh Josa.