Drejtori i Bayernit “tërbohet”: Pse nuk është Musiala në listën e 30 lojtarëve për “Topin e Artë”
Bayerni nuk e ka pritur aspak mirë faktin që Musiala nuk ishte në listën e 30 kandidatëve për “Topin e Artë” 2024. Në fakt, kjo ishte surprizë për të gjithë, sepse në listë ishte Mats Hummels, një futbollist i cili nuk ka bërë asgjë më shumë se ylli i Bayern-it.
Për këtë ka reaguar Max Eberl, drejtor sportiv i klubit bavarez.
“Jemi shumë të befasuar, na duket e pabesueshme. Jamal ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Europianit, i votuar për formacionin më të mirë dhe një nga golashënuesit më të mirë të turneut”.
“Bayern shkoi deri në gjysmëfinalet e Champions League falë performancave të Musialës. Nuk e kuptojmë sesi emri i tij nuk gjendet në listë. Nuk dua të flas për emrat e tjerë, por e kam me faktin që lojtari ynë mungon”, ka thënë Eberl.