Drejtori i Bayernit: Tuchel mund të mos ta mbyllë sezonin me ne
Humbja kundër Heidenheim ka trazuar situatën te skuadra e Bayernit. Klubi bavarez mund të largoj trajnerin Tuchel para kohe. Këtë e kanë pranuar edhe vetë drejtuesit gjermanë pak ditë para ndeshjes së Champions League kundër Arsenal-it.
Drejtori teknik i Bayern-it, Max Eberl u shpreh se ndonjëherë nuk është faji i trajnerit, megjithatë shtoi se Tuchel mund të mos e mbyllë sezonin me ta, duke e vënë trajnerin gjerman nën presion përpara ndeshjes së Champions-it.
“Ndonjëherë nuk është faji i trajnerit, por nuk mund të garantoj se do ta përfundojë sezonin me ne”, deklaroi Eberl.
KOHA JONË SONDAZH

