Drejtori i City-it: Guardiola nuk largohet në verë, por në kohën e duhur!
Pep Guardiola nuk do të largohet në verë nga Manchester City. Për të shuar çdo thashetheme që ka qarkulluar në orët e fundit ka menduar CEO i “qytetarëve”, Ferran Soriano.
“Pep ka thënë shumë herë që kontrata e tij përfshin si sezonin aktual ashtu dhe atë të ardhshëm. Nuk kemi bërë diskutime për këtë gjë. Pep do të qëndrojë dhe do të largohet në kohën e duhur, por ne duam ta mbajmë. Pep shpesh herë e ka përsëritur se nuk dëshiron të largohet nga Manchester City”, deklaroi Soriano mediat në Dubai.
Gjithsesi pavarësht përgënjeshtrimeve, trajneri spanjoll vështirë se do të mbetet te City edhe sezonin e ardhshëm, teksa është përfolur për një aventurë të re te Juventusi, ose një rikthim te Barcelona. /R.Lika-Koha Jone/