Drejtori sportiv i Bayerni reagon për transferimin e mundshëm të Asllanit
Emri i Fisnik Asllanit është përmendur shpesh së fundmi në ambientet e merkatos, me zëra që e lidhin sulmuesin dardan të Hoffenheimit me një kalim të mundshëm te Bayern Munich. Megjithatë, nga kampi bavarez nuk ka ende një qëndrim të qartë.
Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, ka preferuar të mos japë konfirmime apo përgënjeshtrime direkte mbi interesimin për Asllanin. Në një intervistë për të përditshmen gjermane Bild, ai ka folur në mënyrë të përgjithshme për strategjinë e klubit në ndërtimin e skuadrës.
“Ne kemi një bërthamë lojtarësh me përvojë, por edhe elementë shumë të talentuar si Michael Olise apo Aleks Pavlovic. Paralelisht, synojmë të investojmë te futbollistët që përfaqësojnë të ardhmen e klubit, pa pasur nevojë për shpenzime të panevojshme në tregun e transferimeve”, ka deklaruar Eberl.
Një prononcim që lë gjithçka të hapur dhe nuk e përjashton mundësinë e afrimeve të reja premtuese, mes tyre edhe profilin e Fisnik Asllanit, i cili po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje me paraqitjet e tij te Hoffenheim.
KOHA JONË SONDAZH

