Drita sqaron arsyet e anulimit të ndeshjes së Champions League
Sfida para-eliminatore e Champions League mes dritës dhe Linfield u anuluar ditën e djeshme për shkak se një nga lojtarët e ekipit kosovar rezultoi pozitiv me Covid-19, çka bëri që ndeshja të mos zhvillohej. Lidhur me këtë episod ka reaguar edhe vetë klubi i Dritës. Përmes një postimi në rrjetet sociale klubi sqaron të gjithë ngjarjen.
“Klubi jonë FC DRITA sapo ka arritur në Kosovë. Me kërkesë të shtetit zviceran, na është kërkuar që ta lëshojmë vendin e Zvicrës para se të karantinohemi për 10 ditët e ardhshme. Organizatori UEFA ka bërë përpjekje që ndeshja të zhvillohet, por ka qenë e pamundur nga autoritetet zvicerane. Me tu marrë ky vendim, në koordinim me organizatorin e kompeticionit është vendosur që ndeshja të mos zhvillohet dhe ne të kthehemi në Kosovë. UEFA gjithashtu na ka njoftuar që për fatin e ndeshjes ndaj Linfield FC do të vendoset sot (12.08.2020) nga Komisioni i Disiplines së UEFA-s.
Rregullat e UEFA-s ishin të qarta që nëse një lojtar rezulton pozitiv, ai do të izolohet dhe pjesa tjetër e skuadrës do të vazhdojë me ndeshjet, ndërsa kjo rregullore ra ndesh me rregullat e shtetit zviceran, për të cilën gjë është dashur qe të mendojë mirë organizatori i kompeticionit, që mos te na shfaqen probleme të tilla. Klubi jone FC DRITA është tejet optimist që do të gjendet një zgjidhje nga UEFA në mënyrë që mos të dëmtohet asnjë skuadër“, sqaron ekipi kosovar në rrjetet sociale.