“Dua të fokusohem tek Interi”, Sommer mbyll karrierën me Zvicrën
Yann Sommer largohet nga kombëtarja e Zvicrës. Portieri i njohur zyrtarizoi sot lajmin me një njoftim në rrjetet sociale.
“I dashur futboll zviceran, pas një reflektimi të kujdesshëm kam vendosur ta përfundoj karrierën time si portier i kombëtares helvete. Ishte një nder dhe privilegj i madh të përfaqësoja vendin tim në nivelin më të lartë për 12 vite, në 94 ndeshje ndërkombëtare.
Shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi, të gjithë stafin, trajnerët dhe sigurisht familjen time, ekipin tim personal dhe tifozët zviceranë. Pa mbështetjen tuaj dhe besimin tek unë, këto suksese nuk do të ishin të mundura. Tani po fokusohem tërësisht në klubin tim, Interin, me të cilin ende dua të fitoj shumë. Faleminderit, Zvicër!”, shkruan ndër të tjera portieri i Interit.
Sommer ka qenë protagonist në sezonin e kaluar tek Interi, ndërkohë që dhe më Zvicrën ka spikatur në Europiane apo Kupa Bote.
KOHA JONË SONDAZH

