Dueli Gjeorgji-Shqipëri, ja sa tifozë shqiptarë priten sonte në Tbilisi

Stadiumi “Mikheil Meskhi” do të jetë arena ku do të luhet dueli i sotëm mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë. Impianti me kapacitet pak më shumë se 27 mijë vende është i dyti më i madh në Tbilisi, aty ku pritet të ketë një numër të madh tifozësh vendas.

Një numër i paktë do të jetë me tifozë kuqezi të cilët do të sfidojnë temperaturat rreth 15 gradë Celsius. Deri më tani fanatikë të kombëtares do jenë rreth 500 persona, ndikuar kjo edhe nga distanca e largët.

Distanca mes Tiranës dhe Tbilisi është 2.617 kilometra, gjithsesi ky fakt nuk i ka penguar për të garantuar një biletë në stadium. Në transfertën e Pragës tifozët ishin rreth 2 mijë, por që nuk mjaftuan për t’i ndryshuar udhë fatit të sfidës.

SHKARKO APP