Dugarry shpërthen: Messi fëmijë 1.5 metra dhe gjysmë autik!
Ish-sulmuesi i Francës, Christophe Dugarry ka dhënë një koment të ashpër për Lionel Messin, duke e përshkruar si një “fëmijë 1.5 metra” dhe “gjysmë autik”. Duke folur për “RMC Sport”, ai dha një mendim pas ndeshjes, duke u ndalur te raporti mes francezit dhe argjentinasit.
“Nga çfarë të ketë frikë Griezman? Nga një fëmijë i gjatë 1.5 metra dhe gjysmë autik? Gjithçka që bën është që jep disa topa. Ju kam thënë prej një viti që Griezmann ka probleme me Messin. Ai duhet ta godasë në fytyrë.
Është e vërtet që Messi mund të japë më shumë pasime për të, por nuk jam i surprizuar. Griezmann humbet topa, nuk luan me besim. Duhet të shkojë të flasë me Messin për të zgjidhur problemin.
Më vjen keq për thellësinë e fjalëve të mia për argjentinas. Nuk është se stigmatizoj njerëzit me çrregullime autizmi, nuk ishte ky qëllimi unë. U kërkoj falje njerëzve që i janë ndjerë të ofenduar.
Setien është shumë i mirë, por nuk ka ndikim në ekip. Është i mërzitur. Jam i bindur se ai nuk ka asgjë kundër Griezmann, por është thjesht i paaftë”, u shpreh Dugarry, i cili ka vendosur që të reagojë në lidhje me situatën e Griezmann. Francezi në dy ndeshjet e fundit është lënë në stol nga trajneri Setien, duke e komplikuar së tepërmi edhe harmoninë në grupin e katalanasve. /R.Lika-Koha Jone/