“Duhet të qëndrojnë”, Gattuso blindon Hysajn dhe mbrojtësin serb!

Napoli ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, teksa fillimisht duhet të zgjidhë çështjen e rinovimit të kontratave të Elseid Hysajt dhe Nikola Maksimovic. Gazeta “Il Mattino” në numrin e sotëm raporton se trajneri Gattuso ka kërkuar që të dy të qëndrojnë në skuadër.

“Kufijtë për të negociuar duken shumë minimale, ose duhet të rinovojnë ose të largohen. Napoli nuk ka ndërmend që ta nisë kampionatin me dy futbollistë që pas 12 muajsh mund të largohen falas në një tjetër skuadër.

Treshja drejtuese De Laurentiis, Chiavelli dhe Giuntoli po punojnë për të bindur shqiptarin dhe serbin. Shitja e tyre në këtë moment mund të bëhet për një shifër të ulët, ndaj dhe oferta e Napolit për kontratën e tyre nuk do të jetë sa kërkesat e futbollistëve, por e përafërt.

Gattuso kërkoi rikonfirmimin e tyre dhe sepse në rast lamtumire, nevoja për të gjetur një mbrojtës tjetër dhe një qendror, përveç Sokratis me të cilin është arritur një marrëveshje, por që shumë shpejt mund të largohet edhe Koulibaly”, raporton “Il Mattino”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP