Duka: 14 ndeshje me gola dhe emocione, ta kthejmë finalen e 1 qershorit në festë!

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka bërë një reagim në rrjetet sociale pasi u zbulua finalja e Europianit U-17, që do të luhet në Arenën Kombëtare më 1 qershor mes Francës dhe Portugalisë.

Postimi i plotë

14 ndeshje të zhvilluara, shumë gola të shënuar, emocione në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Rrogozhinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

UEFA European Under-17 Albania 2025 tashmë ka mësuar ekipet finaliste, Francën dhe Portugalinë, që do të tentojnë të ngrejnë trofeun më 1 qershor në “Arenën Kombëtare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto ditë me futboll në vendin tonë kanë qenë të bukura dhe kjo falë edhe skuadrave të tjera pjesëmarrëse, si Belgjika, Italia, Gjermania, Anglia, Çekia dhe Kombëtarja jonë.

Tani le ta kthejmë “Arenën Kombëtare” në një vend feste dhe ta shijojmë finalen!

Më 1 qershor, koha për ta mbyllur siç duhet këtë kompeticion historik të organizuar në vendin tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?