Duka “duartroket” Shqipërinë: Fitore e merituar, të mendojmë për ndeshjen tjetër

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka vlerwsuar Kombëtaren pas triumfit 1-0 ndaj Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

“Një fitore ku vuajtëm shumë, por në fund morëm tre pikët që kishim si objektiv. Urime ekipit dhe stafit. Tani duhet të mendojmë menjëherë për ndeshjen tjetër”, – shkroi Duka.

Kreu i FSHF-së nuk harroi edhe tifozët kuqezi, të cilët e mbështetën skuadrën nga shkallët e stadiumit. “Faleminderit tifozëve për mbështetjen fantastike që i dhanë ekipit”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë sukses, Shqipëria hedh një hap të rëndësishëm në rrugën drejt Botërorit, ndërsa sfida e radhës shihet tashmë si test i madh për kuqezinjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?