Duka flet për “L’Equipe”, Rama publikon videon e kualifikimit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka takuar lojtarët e kombëtares përpara ndeshjes miqësore të cilët kuqezinjtë e zhvillojnë pasditen e së dielës me Katarin.

Numri 1 i futbollit shqiptar iu ka uruar suksese lojtarëve tanë për ndeshjen miqësore, si dhe është njoftuar për javën e parë të përgatitjeve për Europianin e kësaj vere.

Ndërkohë, në një intervistë për “L’Equipe”, Duka deklaroi se arritja në finalet e Europianit është fryt i një pune disavjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk mund të ndërtosh asgjë në 5 vjet. Ne kemi filluar punën me përmirësimin e infrastrukturës. Më pas kemi vazhduar me kualifikimin e kuadrit trajner, nëpërmjet edikimit në shkollën e trajnerëve. Një punë shumë e mirë është bërë edhe për seleksionimin e qindra mijra futbollistëve, të cilët sot luajnë në Europë dhe Shqipëri”, deklaroi Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai gjithastu sqaroi se forca e Shqipërisë qëndron tek grupi i futbollistëve. “Ne nuk kemi Ronaldon, Mesin apo Ibraimoviçin, por kemi lojtarë që luftojnë dhe japin maksimumin për skuadrën. Të gjithë sakrifikojnë dhe luftojnë shumë. Trajneri i ka motivuar dhe vlerësoj punën e tij, e cila merret edhe me detajet më të vogla”, tha ndër të tjera Presidenti i FSHF për gazetën franceze.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka publikuar një rrjetete sociale një video ku janë të përmbledhura momentet më të mira të kuqezinjve gjatë fazës eliminatore.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?