Duka humbet në UEFA për 3 vota, “i ikin” dhe 500 mijë euro
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka nuk ka mundur të zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ku Shqipëria u përfshi për herë të parë në histori me një kandidaturë të sajën. Gjatë kongresit të 41 të organizmit Europian, pas tërheqjes së kazakut Boranbayev dhe qipriotit Lefkaritis, 11 pjesëmarrës ishin në garë për 8 vendet e Komitetit Ekzekuti.
Një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që zgjidhet përfiton 100 mijë euro shpërblim për detyrën e re. Megjithatë, përfitimi financiar i individit nuk përfundon me kaq. Institucioni europian i futbollit ofron një pagesë prej 100 mijë eurosh në vit, pra 400 mijë euro në total si pagesë për mandatin katërvjeçar për çdo anëtar të KE-së.
Shpërblimet e secilit prej anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s janë edhe në rast të çdo dite zyrtare pune, kur personi në fjalë ka një aktivitet për llogari të UEFA-s. Çdo anëtar i Komitetit Ekzekutiv ka një kuotë bazë pagese prej 300 eurosh në ditë (trajtim financiar për jetesën).
KOHA JONË SONDAZH

