Duka: Hysaj qëndron dhe rinovon me Napolin këtë sezon!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zbuluar të ardhmen e kapitenit të Kombëtares, Elseid Hysaj. Në një prononcim për “Radio Goal” në Radio Kiss Kiss Napoli, Duka zbuloi se 26-vjeçari do të qëndroje të Napoli dhe do të rinovojë kontratën.

“Ne do të luajmë ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve në 4 shtator. Hysaj? Unë mendoj se ai do të qëndrojë te Napoli. Është një lojtar i rëndësishëm që ka bërë mirë vitet e fundit dhe mund të bëjë edhe më mirë në sezonet e ardhshme. Unë mendoj se Hysaj përfundimisht do të rinovojë kontratën. Ai ka karakterin dhe vendosmërinë e duhur, ashtu si Gattuso”, u shpreh Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?