Duka këshillon biznesmenin Samir Mane: Merr ndonjë klub futbolli se jeta nuk është vetëm lekë

Një nga emrat më të fuqishëm të biznesit shqiptar, Samir Mane, ka zhvilluar një takim me presidentin e FSHF,  Armand Duka, duke hapur diskutime interesante për të ardhmen e futbollit në Shqipëri. Vetë Mane e pranoi me humor arsyen e vizitës së tij në federatë, duke theksuar se përveç raportit institucional, me Dukën e lidh edhe miqësia personale.

Sipas tij, kreu i FSHF-së po përpiqet ta bindë që të angazhohet më drejtpërdrejt në financimin e futbollit, edhe pse, siç tha me shaka, nuk është ekspert i fushës.

“Jam këtu në federatën e futbollit për të takuar presidentin. Përveç si presidenti, ai është edhe shoku im, i cili, do të më mbush mendjen që unë të merrem pak më shumë me financimin e futbollit. Edhe pse mendon se unë nuk marr vesh nga futbolli. Do humb para besojë apo edhe mund të fitojë!”

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Duka e orientoi bisedën përtej konceptit të thjeshtë të sponsorizimit. Ai theksoi se sfida reale nuk qëndron vetëm te investimi financiar, por te menaxhimi profesional i një klubi futbolli.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jo, në fakt ti nuk merr vesh nga futbolli. Unë nuk dua të mbush mendjen për financim. Sepse të hedhësh disa lekë është gjë e lehtë ose të marrësh ca lekë, të domosdoshme janë lekët.

Por ti (Samir Mane) je më i miri në menaxhim. Kështu që dua të mbush mendjen të menxhosh një klub futbolli. Nuk është jeta vetëm lekë, se ikim. Menxho një klub futbolli, sepse njerëzit e duan futbollin. Ti e menaxhon mirë, pavarësisht se nuk merr vesh teknikisht. Ti nuk ke humbur asnjëherë, kështu që nuk besojë do humbësh. Do fitosh siç ke fituar edhe herët e tjera. Mendoje këtë punë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?