Duka konfirmon Veronesen: E ka zgjedhur De Biasi

Presidenti i federates shqiptare tw futbollit Armand Duka ka konfirmuar se ditwn e hwnw do tw prezantohet zëvëndës trajneri i ri i kombëtares shqiptare, ai do të jetë Marko Veronese. Kreu i FSHF-së theksoi se 40 vjeçari është zgjedhur nga vetë trajneri De Biazi për të qënë në krah të tij.

Tashmë është zyrtarizuar edhe pse jo formalisht. Pasuesi i Paolo Tramezzanit në krah të Gianni de Biasit do të jetë Marco Veronese. Ka qënë vetë presidenti i federatës shqiptare të futbollit Armand Duka ai që ka konfirmuar se të hënën do të bëhet prezantimi i italianit si ndihmës i teknikut 60 vjeçar, duke shtuar se Veronese është zgjedhur nga vetë De Biasi

Ndërkohë numri 1 i organizmit që drejton futbollin në vend deklaroi se për momentin vendin e drejtorit të ekipeve kombëtare do ta mbajë sekretari Ilir Shulku derisa të merret një vendim përfundimtar

Swiss Digital Desktop Reklama

Marco Veronese në karreirën  e tij si futbollit është aktivizuar me disa skuadra ndër to edhe Interi, ndërsa në sezonin 2002-2003 ka qënë pjesë Modenës kur ky ekip drejtohej pikërisht nga Gianni de Biasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?