Duka mbron De Biasin: Kritikat, xhelozi ndaj trajnerit
Kombëtarja, çështja e Fondeve te UEFA-s per klubet, dosja Flamurtari, vendimi i tifozeve kuqezi, kontrata me “Loro Boricin”,dhe darfti i ligjit per sportin ishin çështjet kryesore për të cilat presidenti i FSHF-se Armando Duka përcolli mbrëmë në studion e emisionit Ora-Skaner.
Për kreun e FSHF-se, sulmi ndaj trajnerit të kombëtares nuk ben sens. Për Duken, Shqipëria ka një trainer shumë të mirë.
Armando Duka: “Ka segmente të caktuara që më shumë për arsye xhelozie kërkojnë të dëmtojnë sesa të kritikojnë dhe për të shkuar para. Unë me De Biasin nuk bëj dashuri kam marrëdhënie pune. Pas ndeshjeve ka raste që i jap të drejtë vetes, por në shumicën e rasteve nuk kam pasur të drejtë unë, por ai dhe këtë ia kam thënë. Ai është një trajner profesionist, që ka dhënë për këtë ekip, ka dhënë gjëra të mira dhe ç’ka është më kryesore ka kontribuar dhe ka vënë një tullë të rëndësishme në ndërtimin e këtij institucioni që quhet ekipi kombëtar.
Penalizimi i Flamurtarit për shkak të mosshlyerjes së debive, nuk do të ketë aministi, për sa kohë klubi nuk gjen akord me lojtarët. Duka nuk tërhiqet dhe jep një tjetër apel
Armando Duka: Janë vetë futbollistët e Flamurtarit që kërkojnë në Federatë të drejtën e tyre. Vetë klubi, drejtuesit. Të bëjnë akord. Federata nuk ka pse të merret me këtë çështje. Ka mbaruar ajo kohë.
Por, cila është e vërteta sipas Presidentit Duka në lidhje me të ardhurat që vijnë nga UEFA për klubet shqiptare? Sipas tij klubet kanë përfituar çdo vit nga to.
Armando Duka: Nuk ka asnjë rast, asnjë vit që llogaritë e Federatës të kenë qenë sekret.
Një rrëfim i gjatë nga Duka për shumë çështje të cilat ishte momenti për të marrë një përgjigje. Kryesisht mbi klimen ne ekipin kombëtar dhe afër trainerit, ku në këtë pikë presidenti doli në suport të plotë karshi xhelozise kritike të pas Izraelit
/Oranews.tv/
KOHA JONË SONDAZH

