Duka mesazh lojtarëve: Mos e ulni kokën, kjo humbje nuk e zbeh krenarinë që ndjej për ju

Në Varshavë nuk bëmë dot historinë, edhe pse e pamë veten në avantazhin 1-0. Dy golat e shpërdoruar nga tanët më pas dhe dy golat e shënuar thuajse nga hiçi prej polakëve na eliminuan.

Zhgënjim dhe mërzi e madhe te tifozët, por edhe vetë lojtarët kuqezinj. Presidenti i FSHF-së u mundua të mbajë lart moralin e kombëtares, teksa pas humbjes 2-1 shkroi: “Sonte (mbrëmë) nuk është një natë për ta ulur kokën. Përkundrazi. Është një natë për të qëndruar drejt dhe për t’u mburrur me këtë skuadër, me këta djem që në çdo minutë të lojës tregojnë shpirt, karakter dhe atë gjë që nuk mësohet; gjakun shqiptar.

Po, kjo humbje dhemb. Dhemb sepse na ndërpret një ëndërr që e kemi ndërtuar prej vitesh dhe që sot dukej më pranë se kurrë. Sidoqoftë, ajo që këta djem treguan në fushë është më shumë se një rezultat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një premtim. Është prova se kjo është, pa asnjë dyshim, tregoi skuadrën më të fortë dhe më të bukur që kemi pasur ndonjëherë. Faleminderit që na bëtë të besojmë! Faleminderit që na bëtë të ëndërrojmë! Sot, çuna, nuk ka humbje që e zbeh krenarinë që ndjej për ju”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?