Duka mesazh ngushëllimi për Teodor Vason: Ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në histori

Futbolli shqiptar humbi sot një legjendë. Është ndarë nga jeta Teodor Vaso, një ikonë e vërtetë e Kombëtares në vitet ’60-’70 dhe një figurë emblematike për klubet e Skënderbeut, Partizanit dhe 17 Nëntorit.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, përmes një mesazhi, ka ngushëlluar gjithë komunitetin e futbollit: “Mbrojtës i pakalueshëm, futbollist model dhe njeri me kontribute të mëdha në futbollin shqiptar e veçanërisht atë korçar.

Ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në histori. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Vaso, miqve dhe të afërmve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar. Të prehesh në paqe Teodor Vaso!”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?