Duka për mediat italiane: Ja çfarë do të ndodh nëse një futbollist del pozitiv në Superiore!
Shumë kampionate kanë marrë dritën jeshile nga qeveritë e tyre respektive për të rinisur kampionatin, por ka edhe të tjera që e kanë mbyllur përfundimisht. Në Shqipëri është vendosur data 3 qershor për rifillimin e sezonit, por deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë. Lidhur me këtë fakt ka folur edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka analizuar për “Radio Kiss Kiss” situatën e futbollit në vendin tonë.
“Në Shqipëri të gjitha skuadrat po stërvitjen. Presim që të rinisim më 3 qershor. Jemi në pritje të një përgjigje pozitive nga qeveria shqiptare. Në protokollin tonë, nëse del një futbollist me Covid, ai do të shkojë në karantinë dhe jo e gjithë skuadra”.
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA u pyet edhe për ecurinë e Champions League, duke konfirmuar se data 17 qershor do të jetë vendimtarë.
“FIFA ka propozuar që të shtyhet skadimi i kontratave duke marrë parasysh urgjencën. Tani ky tregues duhet të merret në konsideratë nga federatat e ndryshme të futbollit. Më 17 qershor do të marrim një vendim se si të përfundojmë garat evropiane dhe cila do të jetë dita e fundit për të përfunduar kampionatet. Duhet të presim që të vendosim rinisjen e të gjitha kampionateve kombëtare.
Ecuria e Champions League? Ka ide për tu vlerësuar, por ekziston mundësia që të luhen çerekfinalet e Ligës së Kampionëve me një takim dhe për të luajtur gjysmëfinale dhe finale me një “final four” në Stamboll. Më 17 qershor mund të vijë një vendim përfundimtar”, është shprehur Duka për median italiane. /R.Lika-Koha Jone/