Duka reagon për emërimin e Tares te Milani: Një arritje e rëndësishme, do t’ia dalësh edhe këtë herë”

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar zyrtarisht Igli Taren pas emërimit të tij si drejtor Sportiv i klubit Milanit. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Duka e cilëson këtë hap të ri në karrierën e Tares si një sukses të jashtëzakonshëm dhe një mundësi për të kontribuar në rikthimin e Milanit në majat e futbollit evropian.

“Urime Igli! Emërimi yt si Drejtor Sportiv i klubit të Milanit është një arritje vërtet e rëndësishme. Besoj fort se profesionalizmi, përkushtimi dhe vizioni yt do ta ndihmojnë këtë klub legjendar të rikthehet në nivelet që i takojnë, ashtu si në kohët e lavdishme të historisë së tij.”

Më tej, Duka kujton eksperiencën e suksesshme të Tares te Lazio dhe shpreh bindjen se ai do të ketë sukses edhe në këtë kapitull të ri:“Ti ke dëshmuar më parë te Lazio, ku për vite me radhë ke ndërtuar me sukses një projekt të qëndrueshëm dhe konkurrues në arenën ndërkombëtare. Tani të pret një tjetër sfidë e madhe, por jam i bindur se do t’ia dalësh edhe këtë herë, me të njëjtën maturi dhe pasion për lojën.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?