Duka: Trajneri serb na përgëzoi, ja sa shanse kemi për në Botëror!
Presidenti i Federatës Shqiptare te Futbollit, Armand Duka i ftuar ne emisionin “Opinion” u shpreh se Shqipëria e meritoi plotësisht fitoren me Serbinë. Ai rrëfeu dhe bisedat me trajnerin Stojkoviç dhe drejtuesit e federatës serbe pas fitores së kuqezinjve.
“Trajneri serb më tha se ju e merituat fitoren. Shqipëria e meritoi fitoren dhe tre pikët”.
Presidenti Duka tregoi edhe shkakun se pse sulmuesi Manaj u ndëshkua me të verdhë, pas festimit me simbolin e shqiponjës, pas shënimit të golit.
“Penalizimi ishte festimi i tij drejt pankinës serbe. Ekipi serb u soll në një mënyrë shumë korrekte, por vajtja atje krijon një lloj incidenti”, deklaroi Duka.
Ndryshe nga 11 vite më parë, Duka vlerësoi organizimin që Federata Serbe kishte ndërmarre për këtë ndeshje.
“Si rrallë herë, serbët na shoqëruan në aeroport. Nuk kishim asnjë problem, mendoj se kanë bërë maksimumin për të zhvilluar një ndeshje normale. I kam falëndruar për organizimin, për kushtet shumë të mira. Duhet të marrim tre pikë nga Andorra, besoj se matematikisht jemi të kualifikuar”, u shpreh Duka.
Duka theksoi se nëse Shqipëria kualifikohet e dyta, shanset për të shkuar në Botëror janë 50 me 50.
KOHA JONË SONDAZH

