Duka: Trukimet nuk lindën tani, kishte edhe në kohën e Enver Hoxhës
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ishte i pranishëm në Universitetin Europian të Tiranës, aty ku foli për shumë tema rreth futbollit shqiptar. Duka foli për dënimet e Flamutarit dhe Luftëtarit nga FIFA, si dhe për trukimet në futbollin shqiptar.
Për fenomenin e trukimeve, numri 1 i FSHF-së, tha: “Trukimi nuk është një fenomen shqiptar. Në kohen time, nuk i thoshim lëshime, por me e lënë ndeshjen. Pra, ky nuk është fenomen i vitit 2020, por është një gjë që ka ekzistuar dhe kur ishte Enver Hoxha në Shqipëri. Institucionet janë në funksion për ta luftuar dhe minimizuar këtë fenomen.
Nuk mendoj se ky fenomen do të eliminohet plotësisht, pasi lëshimi i ndeshjes është i vështirë. Në sezonin aktual që jemi, në dijeninë time nuk ka asnjë ndeshje të dyshuar për trukim. Këtë mund ta konsideroj progres. Në futbollin shqiptar, niveli i futbollit dhe i arbitrimit janë në të njëjtat nivele. Patjetër që ka gabime arbitrare”.