Duka uron Federatën Hungareze të Futbollit për 125-vjetorin e themelimit
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka përcjellë një mesazh urimi për Federatën Hungareze të Futbollit me rastin e 125-vjetorit të themelimit të saj.
Në një postim në rrjetet sociale, Duka ka vlerësuar kontributin historik dhe rolin e rëndësishëm që kjo federatë ka pasur në zhvillimin e futbollit ndërkombëtar.
“Që prej vitit 1901, një shembull i përkushtimit dhe shërbimit ndaj lojës së futbollit. Gëzuar 125-vjetorin e Federatës Hungareze të Futbollit, një nga federatat më të vjetra në botë!”, shkruan kreu i FSHF-së.
Federata Hungareze e Futbollit, e themeluar në vitin 1901, renditet ndër organizatat më të hershme të këtij lloji në botë dhe ka qenë pjesë aktive e zhvillimit të futbollit europian dhe ndërkombëtar për më shumë se një shekull.

KOHA JONË SONDAZH

