Dumfries përfundon në orbitën e Premier League, Liverpooli dhe City bëjnë gati ofertat

E ardhmja e Denzel Dumfries tek Interi mbetet e pasigurt, me sinjale të qarta se vera mund të sjellë një largim të mundshëm nga klubi zikaltër. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, mbrojtësi i djathtë holandez është ofruar te disa klube të Premier League, ndërsa kontaktet paraprake për një transferim të mundshëm kanë nisur që tani.

Në qendër të situatës është kontrata e lojtarit. Dumfries ka një klauzolë largimi prej rreth 21 milionë paundësh (pak më shumë se 25 milionë euro), një shumë relativisht e ulët për tregun aktual, që ka tërhequr interesin e shumë klubeve të mëdha europiane.

Drejtuesit e Interit janë të vetëdijshëm për rrezikun dhe po punojnë për rinovimin e kontratës, me synimin për të hequr këtë klauzolë dhe për ta blinduar lojtarin në planin afatgjatë. Megjithatë, ndërkohë që klubi kërkon të mbajë nën kontroll situatën, agjentët e futbollistit dhe ndërmjetës të ndryshëm kanë nisur të eksplorojnë opsione të tjera në treg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interesimi më i madh vjen nga Anglia. Në listën e klubeve të interesuara për 29-vjeçarin përfshihet edhe Liverpool, që prej kohësh e ndjek profilin e tij, edhe pse nuk e konsideron një prioritet absolut për merkaton e ardhshme. Përveç tyre, janë kontaktuar edhe Manchester City, Manchester United, Chelsea, Tottenham dhe Neëcastle.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?