Duro: U mërzita nga goli që pësuam, por reaguam shumë mirë
Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, e cilësoi një fitore të rëndësishme suksesin 3-1 me përmbysje ndaj Laçit. Strategu i njohur e pranoi se goli i pësuar e mërziti, por sipas tij skuadra arriti që të reagonte në mënyrën më të mirë.
“Unë e kam thënë se ndeshjet në Elbasan, ku është një ambient i akullt, i kam frikë. Laçi është një skuadër shumë e rrezikshme. Kjo fitore është shumë e rëndësishme në këtë moment. U mërzita te golit që pësuam. Duhet të evitohej, por ndodhi dhe ne reaguam shpejt dhe morëm fitoren. E kemi kaluar me qetësi. Tirana bën detyrën e vet dhe ne tonën. Kampionati është i gjatë dhe duhet të fitojmë ndeshjet.
Et’hemit? Ai nuk ka dalë nga formacioni, por ka pasur disa probleme fizike, nuk ka qenë në nivelin që dua unë, por sot ishte ai që doja unë. Si lojtar, ka potencial të jashtëzakonshëm. Lojtarët që do jenë më në formë dhe si rezultat i skemave dhe kundërshtarit do ndryshojnë”, deklaroi Duro.