Duro: Vendos unë se kush luan, ja çfarë nuk shkoi në Ballsh

Një gol në sekondat e fundit nga skuadra e Bylisit, i hoqi 3 pikë skuadrës së Kukësit, në një sfidë tepër delikate. Në prononcimin pas ndeshjes Shpëtim Duro, u shfaq disi i nevrikosur me lojtarët.

“E kishim parashikuar që në Ballsh do ishte një ndeshje shumë e vështirë. Tirana dhe Partizani kanë humbur në Ballsh. Në pjesën e dytë Bylis ishte i çorientuar mbrapa. Mungesa e bashkëpunimit të sulmuesit ka bërë që mos e mbyllin takimin. Na ndëshkuan në aksionin e fundit, mund të fitonim 3 pikë me pak fat.

Shkurtaj ka luajtur jashtëzakonisht mirë, ka qenë më ritëm. Ka munguar pasi final. Si loja ka luajtur mirë, ka mbajtur peshën e sulmit nga fillimi në fund. Nuk ka shans të mërzitet njeri kur zëvendësohet. Mos bëni budallallëqe. Rroca do dilte në pushimin e ndeshjes se ka pasur një dëmtim. Nuk ka shans të nevrikoset njeri këtu. Flisni teknikisht mos u merrni me këto gjëra.

Mungoi bashkëpunimi. Bylisi ishte i vendosur në mënyrë të çrregullt. Nuk i shfrytëzuam hapësirat për të shënuar golin e dytë, ky ishte problemin. Rroca do dilte që në pushim të pjesës së parë. Në pushim tha profesor ta shty dhe 10 minuta, se këmbën e kam mirë. Kjo ishte arsyeja, jo se ishte i mërzitur.

Nuk i kam problem fare këto gjëra. Të gjithë futbollistët duan të luajnë, por vendos unë. Kushdo që ka bërë veprime të tilla ka marrë dënimin e merituar. Jeni për të folur teknikisht, jo për kështu probleme.

Nuk shfrytëzuam mundësitë. Kishim gjithë ato mundësi. Duhet t’i kishim shfrytëzuar. Nuk i shfrytëzuam dhe e pësuam. S’postova Ethemin në vend të Rrocës, e bëri detyrën jashtëzakonisht mirë, e ndërrova për shkak të konsumit fizik”, u shpreh Duro.

SHKARKO APP